Partizani u rikthye te fitorja pas 5 humbjeve radhazi, ndërsa sfida u transmetua në faqen zyrtare në youtube të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi u detyrua të ndërpriste kontratën me Digitalb për shkak të pagesave të pashlyera në 2 vitet e fundit.

Pavarësisht shkresave të dërguara nga FSHF-ja nuk pati reagim, duke sjellë ndërprerjen e transmetimeve që tani do t?i ofrohen pa pagesë tifozëve në kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në suksesin 8 ? 1 të Partizanit ndaj Luftëtarit në ?Selman Stërmasi?, më i thelli në këtë sezon të Superligës, spikati Çinari i cili realizoi 4 herë në portën e gjirokastritëve. Shënuesit e tjerë për të kuqtë ishin Broja, Cara dhe Brown, ndërsa goli i Likës ishte shumë pak për Luftëtarin që është rrëzuar në Kategorinë e Parë.

Gjirokastritët zhvilluan shumë minuta me 10 futbollistë, pasi Hysenaj u largua nga loja me karton të kuq. Një fitore që jep shpresë për Partizanin që kërkon një vend në kupat e Europës.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/